Fantastike: Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në Europa League

Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet e Europa League.

Sport

30/06/2017 18:19

Treshja e gjyqtarëve kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të Europa League mes skuadrës së Maltas, Valletas, dhe ekipit nga San Marino, Folgore.

Ndeshja e kthimit sipas UEFA-s do të zhvillohet me gjashtë korrik në ora 20:30, në të cilën do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët kosovarë./Lajmi.net/