Fabregas në Man Utd? As me rrogë të trefishtë

Cesc Fabregas ka thënë se nuk do të transferohej në Manchester United edhe nëse do t’i ofronin rrogë trefish më të madhe se ajo që ka te Barcelona. Cesc Fabregas ka pranuar se nuk do t’i bashkohej Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës, edhe nëse menaxheri David Moyes t’i premtonte rrogë trefish më të…

Sport

05/09/2013 12:15

Cesc Fabregas ka thënë se nuk do të transferohej në Manchester United edhe nëse do t’i ofronin rrogë trefish më të madhe se ajo që ka te Barcelona.

Cesc Fabregas ka pranuar se nuk do t’i bashkohej Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës, edhe nëse menaxheri David Moyes t’i premtonte rrogë trefish më të madhe se ajo aktuale që përfiton te Barcelona.

Ish mesfushori i Arsenalit ishte objektiv i Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës – që u mbyll të hënën në mesnatë – dhe thuhet se mori dy oferta nga gjiganti anglez, me vlerë prej 30 dhe 35 milionë funte.

Por, Fabregas ka insistuar se nuk mendoi të rikthehet në Angli, pasi është i lumtur në Spanjë te ekipi i tij i fëmijërisë.

“Nuk do të lëvizja edhe nëse do të më ofronin dyfishimin e pagës. As trefishim. Jo. Kam paguar nga gjepi im për të luajtur për Barcelonën. Përfitoja më tepër në Arsenal. Ekzistojnë ëndrra dhe kjo ishte e imja prej kur isha fëmijë. United asnjëherë nuk bisedoi me mua. Sigurisht se kur një klub ju kërkon ata duhet të bisedojnë me klubin tjetër në mënyrë që të marrin leje për të negociuar me futbollistin”, deklaroi Fabregas për tabloidin britanik The Sun.