Evra mungon një muaj

Juventusi ka marrë lajme të këqija nga stafi mjekësor, pasi mbrojtësi i skuadrës, Patrice Evra do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për plotë një muaj.

Sport

27/10/2014 17:33

Patrice Evra do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një muaj për shkak të lëndimit që ka pësuar së fundmi.

Ai nuk u paraqit në fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Palermos, pasi është lënduar në stërvitjet e skuadrës para këtij takimi.

“Evra ka munguar sot në stërvitjet me skuadrën për shkak të lëndimit që ka pësuar gjatë javës së kaluar. Ai ka bërë sot teste mjekësore dhe është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave të lojës për 30 ditë”, shkruan komunikata zyrtare e lëshuar nga skuadra e Juventusit.