“Euro 2016”, ndodh diçka e papritur pas eliminimit të Shqipërisë

"Euro 2016" po përcillet më pak në Kosovë, pas eliminimit të Shqipërisë.

Sport

26/06/2016 16:13

Eliminimi i përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë, në fazën e grupeve, në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2016”, që aktualisht po vazhdon të mbahet në Francë, i ka zbehur emocionet e dashamirëve të futbollit në Kosovë, me të cilat kishin filluar ta përcjellin këtë kampionat, thonë disa të rinj në Prishtinë.

Në rubrikën e përjavshme për të rinj “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, shumica prej tyre kanë thënë se pas eliminimit të përfaqësueses së Shqipërisë nga ky kampionat, kampionati përcillet më pak.

Aktualisht, kampionati po zhvillohet në fazën 16 ekipeve të kualifikuara pas përballjeve në grupe.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.