Enrique ia lë një super-nofkë Messit

Luis Enrique ka thënë fjalë të mëdha për Leo Messin.

Sport

28/05/2017 08:24

Ai e ka quajtur argjentinasin jashtëtokësor, pas fitores në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit.

“Messi është një jashtëtokësor në çdo kuptim dhe unë jam shumë me fat që kam punuar me të”, deklaroi Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është numër një, i fortë në çdo aspekt, sidomos fizikisht. Ai përkujdeset në mënyrë të përsosur për veten e tij. Ka edhe shumë më tepër për të ardhur nga Messi”, shtoi Enrique.

Ai u shpreh i lumtur që e mbylli aventurën te Barcelona me trofe. /Lajmi.net/