El Clasico në orën 18:00

Federata spanjolle e Futbollit ka konfirmuar se El Clasico i parë këtë sezon në Nou Camp do të zhvillohet ditën e shtunë, më datën 26 tetor në orën 18:00, ashtu siç deklaroi më herët Presidenti i Shoqatës së Klubeve, Javier Tebas. Dueli i fundit mes Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të La Ligës u…

Sport

07/10/2013 18:12

Federata spanjolle e Futbollit ka konfirmuar se El Clasico i parë këtë sezon në Nou Camp do të zhvillohet ditën e shtunë, më datën 26 tetor në orën 18:00, ashtu siç deklaroi më herët Presidenti i Shoqatës së Klubeve, Javier Tebas.

Dueli i fundit mes Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të La Ligës u zhvillua në orën 16:00, kurse kësaj radhe përballja do të zhvillohet dy orë më vonë, në stadiumin Nou Camp.

Kjo orë do t’i mundësojë përballjes mes dy gjigantëve spanjollë që ndeshja e tyre të përcillet në orar të përshtatshëm edhe në Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.