Ekipi i Kosovës humb Botërorin e boksit, India ua refuzon vizat

India ka refuzuar pajisjen me viza për Përfaqësuesen e femrave të Kosovës në boks.

Sport

15/11/2018 14:37

India ka refuzuar pajisjen me viza për Përfaqësuesen e femrave të Kosovës në boks duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Kampionatin botëror.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata serbe e boksit për agjencinë e lajmeve “Tanjug”, përcjell lajmi.net.

Vendimi i Indisë, shtet që nuk e ka njohur Kosovën vjen një ditë pasi Spanja, që po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka lejuar që sportistët nga Kosova të marrin pjesë në gara të rëndësishme me simbole, flamur dhe himn.

Kampionati botëror i boksit për femra zhvillohet nga 15 deri më 24 dhjetor në Nju Delhi. /Lajmi.net/