Egzon Hyseni, i artë në garat evropiane në Hungari (FOTO)

Egzon Hyseni e ka fituar medaljen e artë në “European Championships”, që po mbahet në Budapest të Hungarisë

Sport

29/05/2016 18:22

Bodybuilderi kosovar doli i pari në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa më pas i takoi edhe kupa e më të mirit. Trupi i tij duket fantastik, i ndërtuar në mënyrë perfekte, shkruan Zëri.

Medalje të artë ka fituar edhe garuesja Gentiana Beqa (Geta) në konkurrencën e femrave.