Edicioni BMW i3 Electronaut është duke ardhur

BMW është duke bërë gati lansimin e edicionit elektronik të veturës së tij, ku sipas BMW Blog, do të jetë i gatshëm shumë shpejtë.

Auto & Tek

05/05/2014 00:41

BMW është gati që të lansojë edicionin i3 Electronaut, që sipas BMW Blog do të jetë në dispozicion për pronarët ActiveE të automobilave elektrik.

I dizajnuar me një trup të shkurtër dhe të veçantë me një kornizë blu, edicioni special do të vijë me ulëse përpara që kanë ngrohje, një bagazh të krijuar në formë thesi dhe një sistem DC të mbushjes së shpejtë.

Qasje ekskluzive do t\’i jepet gjithashtu edhe aplikacionit BMW Smart Charging, i cili do t\’i ndihmojë shoferët të zvogëlojnë faturat e tyre të energjisë duke llogaritur automatikisht kostot e shpenzimit të përditshëm të energjisë elektrike për të mbushur modelin i3.