Edhe pse të ndarë, Xhemajli e Erjona ‘bashkohen’ në Itali

Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani i dhanë fund martesës së tyre para pak javësh, lajm ky që përfundoi në qendër të vëmendjes mediatike.

Sport

11/01/2018 13:15

Së fundi Erjona është vendosur në Itali, ku ka botuar edhe një libër, si dhe po merr pjesë në disa spektakle, që po e ndihmojnë të rritë famën e saj. Por mesa duket edhe Blerimi ka ndërmend t’i shkojë pas, sepse ka vendosur të kthehet në Itali.

Këtë detaj e ka zbuluar trajneri i Montrealit, që u shpreh se Xhemajli i ka kërkuar klubit kanadez ta lejojë të kthehet në Serinë A te Bologna, skuadër ku futbollisti me origjinë shqiptare luajti deri në fund të sezonit të kaluar.

Trajneri i Montrealit është shprehur gjithashtu se klubi kanadez ka ndërmend t’ia lejojë këtë transferim Xhemajlit, pasi nuk dëshiron të mbajë futbollistë jashtë vullnetit të tyre.