E përmendi emrin e Messit, ia falën jetën

Santiago Lopez Menendez ka shpëtuar i gjallë fal yllit Leo Messi.

Sport

29/06/2015 09:51

Një i ri argjentinas, Santiago Lopez Menendez thotë se Leo Messi ia ka shpëtuar jetën atij.

Ai është kidnapuar javën e kaluar nga disa terrorist nigerian që flisnin shumë pak anglisht, por që insiston që ka shpëtuar vetëm falë Messit.

Menendez thotë se duke qarë ka thirrur ‘Messi, Messi, Messi’ dhe më pas kidnapuesit janë sjellë shumë më mirë me të.

Ai pas tre ditësh është liruar dhe gjendet në Ambasadën e Argjentinës në Nigeri, transmeton Express.

“U thoni atyre se i jam falënderues Messit. Duke thirrur emrin e tij unë jam gjallë”, tha Menendez për Clarin.