E pabesueshme: Ja sa para ka shpenzuar Ronaldo për dy shishe verë

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Sport

15/11/2018 09:22

Ylli i Juventusit nuk është grumbulluar nga trajneri Santos, duke u lënë i lirë për të pushuar në grumbullimet e kombëtareve.

Këtë duket se po e shfrytëzon më së miri Ronaldo, që po shijon pushime luksi me familjen e tij në Londër.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka vendosur që ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Alana Martina, ta festojë në një nga hotelet më të shtrenjta në Londër.

Sipas The Sun, ylli i Juventus ka paguar plot 31 mijë euro për dy shishe verë, përcjell ‘lajmi.net’.

Ronaldo te Juventusi pritet të gjatë ditës së sotme të rikthehet në Itali te Juventus./Lajmi.net/