E pabesueshme çfarë ka vendosur Allegri para ndeshjes me Barcelonën

Max Allegri ka befasuar me një vendim të tij pak ditë para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

14/04/2017 14:23

Max Allegri ka befasuar tifozët e Juventusit me formacionin e paralajmëruar për ndeshjen kundër Pescaras në Serie A, të shtunën.

Përkundër faktit se të mërkurën do ta zhvillojnë duelin e kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, Allegri do të luajë me sulmin më të fortë.

“Dybala, Higuain e Mandzukic do të luajnë në sulm.

Kurse, një dyshim e kam tek Cuadrado”, deklaroi Allegri, përcjell “lajmi.net”.

Në vend të Cuadrados pritet të luajë Mario Lemina. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy