E pabesueshme çfarë ka ndodhur në ndeshjen Shqipëri – Izrael (FOTO)

Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ndërkombëtare “11tegen11”, ka analizuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Izraelit.

Sport

15/11/2016 11:21

E çuditshme, por e vërtetë. Në ndeshjen Shqipëri-Izrael, lojtari më pak i preferuar për t’i shërbyer ka qenë Azdren Llullaku, i cili e nisi lojën nga minuta e parë në rolin e një sulmuesi të majtë, në mbështetje të Bekim Balajt.

Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ndërkombëtare “11tegen11”, ka analizuar ndeshjen e kuqezinjve dhe nga ajo që vihet re është pa dyshim fakti që lojtarët tanë kanë preferuar më shumë të shërbejnë në krahun e djathtë, ku ishte i pozicionuar Roshi dhe aspak në të majtë te Llullaku.

Harta e pasimeve të kuqezinjve ndaj Izraelit: 

shqiperi izrael analiza e pasimeve

Një zgjedhje që zor se mund të ketë qenë udhëzim i stafit teknik. Megjithatë, portali që studion pasimet gjatë lojës, pozicionet e lojtarëve dhe mënyrën se si ka luajtur ekipi konfirmon këtë fakt. Llullaku rezulton si lojtari që në asnjë moment shokët e skuadrës nuk kanë tentuar të bëjnë pasime drejt tij.

Edhe pse mbrojtësi i majtë Ansi Agolli ishte thuajse gjatë gjithë ndeshjes i vendosur lart, sërish nuk i ka shërbyer Llullakut. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Memushajn, që në të gjitha rastet ka preferuar të dërgojë topin tek të tjerë lojtarë dhe jo te kosovari. Harta e pozicionimit dhe pasimit nga minuta e parë deri në minutën e 70-të nxjerr edhe një herë zbuluar Shqipërinë për lojën e dobët që zhvilloi ndaj Izraelit.

Harta e gjuajtjeve drejt portës në Shqipëri-Izrael

shqiperi izrael analiza e gjuajtjeve

Edhe pse e mbylli me nëntë lojtarë dhe qarkullimi i topit ishte 49% me 51% për Izraelin, sërish kuqezinjtë stonuan në pasime. Përveç Llullakut, më pak i preferuar mund të konsiderohet edhe Balaj, që bashkë me kosovarin dukeshin shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.