E pabesueshme çfarë ka bërë Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës ka një bilanc fantastik pa humbje nga 24 maji i vitit 2014.

Sport

07/09/2016 09:32

Përfaqësuesja e Kosovës debutoi në kualifikimet e “Kampionatit botëror 2018” duke barazuar në udhëtim te Finlanda me rezultat 1:1.

Ekipi i selektorit Albert Bunjaku e vazhdoi një bilanc fantastik pa humbje nga dueli kundër Senegalit më Gjenevë më 24 maj të vitit 2014, përcjell “Lajmi.net”.

Nga ajo kohë, Kosova ka zhvilluar pesë ndeshje tjera, duke mos pësuar humbje në asnjërën prej tyre.

Rezultatet:

Kosovë – Oman 1:0

Kosovë – Guinea 2:0

Kosovë – Shqipëri 2:2

Kosovë – Ishujt Faro 2:0

Finlandë – Kosovë 1:1

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.