E konfirmuar: Këtë trajner po e kërkon Italia

Kombëtarja e Italisë vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri.

Sport

19/11/2017 19:01

‘Azurët’ janë pa trajner pas shkarkimit të Gian Piero Ventura , i cili dështoi ta dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror.

Federata e Futbollit të Italisë ka pranuar se është e interesuar të rikthej në kombëtare Antonio Conten.

Conte ka qenë trajner i Italisë, duke arritur deri në çerekfinale të Euro 2016.

Italiani tani drejton Chelsean, dhe që në sezonin e parë fitoi titullin e Premierligë./Lajmi.net/