E kërkoi e gjithë Evropa, e transferon Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka nisur negociatat për transferimin e Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach.

Sport

09/01/2019 18:23

Liderët e Bundesligës janë në kërkim të një pasuesi të Christian Pulisic, i cili për 65 milionë euro i është bashkuar Chelsea.

Reprezentuesi amerikan në fund të sezonit do të lëvizë në drejtim të ‘Stamford Bridge’, dhe Dortmund po kërkon një emër të madh si zëvendësues të tij.

Sipas Blid’, Borussia Dortmund tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e vëllait të Eden Hazard, Thorgenit.

Duket se Thorgen është i hapur për një lëvizje drejt Dortmundit, por tani mbetet i fokusuar te Monchengladbach deri në fund të sezonit.

Kartoni i Thorgen Hazard mund t’i kushtojë Dortmundit rreth 40 milionë euro.

Kujtojmë se Thorgen ka qenë cak i shumë skuadrave të Evropës, duke mos përjashtuar edhe Chelsean, e cila e kërkonte si pasues të vëllait, Eden Hazard./Lajmi.net/