E dua Ozilin

Arsene Wenger lavdëroi paraqitjen fantastike të Mesut Ozilit në fitoren 2-0 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve dhe deklaroi: “E dua”. Përforcimi i ri që kushtoi gati 50 milionë euro kur erdhi në klub nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, shënoi golin e tij të parë për skuadrën e…

Sport

02/10/2013 12:45

Arsene Wenger lavdëroi paraqitjen fantastike të Mesut Ozilit në fitoren 2-0 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve dhe deklaroi: “E dua”.

Përforcimi i ri që kushtoi gati 50 milionë euro kur erdhi në klub nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, shënoi golin e tij të parë për skuadrën e re dhe asistoi në të dytin për Olivier Giroud.

Wenger pranoi se Arsenali ishte me fat që arriti ta sjell Ozilin në Emirates Stadium. “Ozil, njësoj sikurse të tjerët bënë një pjesë të parë të shkëlqyeshme. Thjesht uluni, shikoni dhe kënaquni”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.

“E doja sa ishte në Madrid, mendoj se ishte fantastik atje. Ne jemi me fat që e sollëm këtu. Ai kënaqet duke luajtur futboll dhe kënaqen duke luajtur me bashkëlojtarët e tij, është integruar shumë shpejt. Ai i ka dhënë besim të gjithëve në skuadër”, theksoi Wenger.

Napoli konsiderohej si kundërshtar i fortë por ata u dominuan nga skuadra londineze.