E arta Majlindë

Majlinda Kelmendi është veshur me ari. Xhudistja kosovare është shpallur kampione e botës pasi e mposhti në finale rumunen Andreea Chitu.

Sport

26/08/2014 15:10

Xhudo botërore është në duart e Majlinda Kelmendit. Xhudistja kosovare u shpall kampione e botës, pasi e mposhti në finale rumunen Andreea Chitu.

Xhudistja pejane e mposhti fillimisht xhudisten nga Venezuela, Vanessa Cortesia, për të fituar më pas ndaj mongolezes Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në fazën e fundit kubanezen, Yanet Bermoy Acosta.

Në gjysmëfinale ajo ishte më e mirë se rusja Natalia Kuziutina.

Medalja e bronztë ka shkuar për brazilianen Erika Miranda, e cila e mposhti kubanezen Yanet Bermoy Axosta dhe për rusen Natalia Kuziutina, që e mundi kinezen Yingnan Ma.

Ky sukses ia sjell Majlindës 40 mijë euro, ndërsa trajneri i saj, Driton Kuka, do t’i marrë 20 mijë euro.