Dyshimet për shortin e kurdisur? Vjen reagimi i Romës që i zbulon të gjitha

Shumë fansa të futbollit kanëdyshimet e veta për shortin e gjysmëfinales së Ligës të Kampionëve, kjo pas një publikimi të Romës që paralajmëronte lojën me Liverpoolin, para se të hidhej shorti.

Sport

15/04/2018 14:16

Një foto e nxjerrë nga tifozët që kanë bileta sezonale, ku klubi për abonentët e përdorë këtë metodë duke i lajmëruar për ndeshjet që vijnë, ku shkruante se më 2 maj Roma luan me Liverpoolin.

Tërheqja e shortit vuri përballë këto dy skuadra, dhe kjo bëri që në mediet sportive e rrjetet sociale të përhapen teori të ndryshme të konspiracionit.

“Nëse kjo ndodh, nuk do t’i besoj më UEFA-s”, kishte shkruar një tifoz i futbollit, në pritje të këtij shorti.

Reagimet e shumta kanë detyruar skuadrën e Romës që të dalë me një reagim, për të sqaruar të gjitha.

“Kishte të bënte me një mbështetje teknike nga partneri ynë që shet biletat e Romës”, thuhet në reagimin e shkurtër të skuadrës italiane që kërkon të shuhen të gjitha dyshimet, shkruan Index.hr, përcjell Lajmi.net

Gjysmëfinalja tjetër në Ligën e Kampionëve është ajo mes Bayern Munich dhe Real Madrid./Lajmi.net/