Dybala shkëlqen në fitoren e thellë të Juventusit

Juventusi ka shënuar fitore të lehtë në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, duke i mundur Young Boys me rezultat 3:0.

Sport

02/10/2018 20:45

‘Zonja e Vjetër’ edhe pse pa Ronaldon, ka arritur të marrë pikët e plota nga përballja me zviceranët e Young Boys, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Allianz Arena’.

Udhëheqjen e skuadrës në këtë ndeshje e mori argjentinasi Paulo Dybala, që ishte në ditën e tij më të mirë.

Ishte Dybala ai që shënoi të tri golat për Juventusin, duke shkundur rrjetën e kundërshtarit në minutën e 5’, 33’ dhe 69’.

Me këtë fitore Juventus numëron 6 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin H, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Manchester United./Lajmi.net/