Dybala: Refuzova këtë skuadër për Juventusin

Paulo Dybala ka treguar se ka pasur ofertë nga Interi.

Sport

24/02/2016 18:22

Paulo Dybala e ka refuzuar Interin vetëm e vetëm që të luajë për Juventusin.

“Para se të vija në Torino kam biseduar me Mancinin. E vlerësova telefonatën e tij mirëpo gjithmonë kam dashur të vishem bardh e zi”, tha argjentinasi,përcjell Lajmi.net.

“Kur dëgjova për interesin e Juventusit s’kisha dyshime”, shtoi Dybala.

Juventus dhe Inter e zhvillojnë derbin e javës në Serie A të dielën.