Dybala refuzon Barcelonën

Paulo Dybala ka refuzuar interesimin nga Barcelona duke insistuar se dëshiron të mbetet në Juventus.

Sport

28/05/2016 11:08

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas ka marrë një ofertë me vlerë prej 90 milionë euro nga Barcelona.

Por, ai ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga Torino.

“90 milionë euro nga Barcelona? Faleminderit por nuk dua të largohem nga Juventus”, deklaroi Dybala për të përditshmen argjentinase “La Nacion”, përcjell “Lajmi.net”.

“E falënderoj Juventusin për besimin dhe për faktin se ka refuzuar ofertë të madhe për mua”, theksoi ai.