Dybala: Inter e Milan? Jo, Juventus

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka bërë të ditur se sulmuesi Paulo Dybala, ka refuzuar Interin e Milanin në mënyrë që t’i bashkohet Juventusit.

Sport

21/05/2015 20:09

Paulo Dybala në Juventus, një transferim pothuajse i konfirmuar.

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka bërë të ditur se sulmuesi ka refuzuar Interin e Milanin në mënyrë që t’i bashkohet kampionit të Italisë.

“Dybala do të jetë Messi i ri, nëse Juventus i ofron mundësi të zhvillohet, mund ta shesë pas tre – katër vitesh për 100 milionë euro”, deklaroi Zamparini për “Sky Sport”.

“Inter e Milan e barazuan ofertën e Juventusit, por futbollisti deshi vetëm Bianconerët”, u shpreh ai.