Dy klube të reja italiane kërkojnë transferimin e Bashës

Migjen Basha pret një ekip të ri.

Sport

17/07/2018 13:17

Periudhë merkatoje edhe për Migjen Bashën, të cilin në Itali e duan shumë skuadra, me Salernitanën e Claudio Lotitos që qëndron në radhë të parë.

Tekniku Colantuono i ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës se dëshiron me çdo kusht të ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit kuqezi, kjo edhe për faktin se të dy kanë pasur një bashkëpunim të suksesshëm me njëri-tjetrin gjatë kohës kur ishin pjesë e Barit.

Transferimi duket se shihet me sy të mirë edhe nga vetë Basha.

Sidoqoftë krahas Salernitanës, orët e fundit në skenë është shfaqur edhe Foggia. Klubi nga Pulia sezonin që lamë pas zhvilloi një kampionët tepër pozitiv, duke iu shumë zonës së play off-it, edhe pse nuk fund nuk arriti dot të përmbushte misionin.

Sidoqoftë drejtuesit e skuadrës janë duke punuar për përforcimin e ekipit dhe Migjen Basha shihet si një alternativë që ofron kualitet në mesfushë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por në ditët në vazhdim priten edhe kontaktet e para mes palëve, transmeton “SS”.

Mesfushori kuqezi u largua nga Bari në përfundim të sezonit që lamë pas dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ndërkohë më herët për 31-vjecarin ka shfaqur interes edhe Maccabi Haifa në Izrael, por edhe grekët e Arisit të Selanikut.