Dy dilemat e Valverdes për formacionin e Barcës ndaj Levante

Barcelona ka filluar të marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, gjë që do të thotë se opsionet për Ernesto Valverden po shtohen.

Sport

14/12/2018 18:54

Me rikuperimin e Arthur Melo si dhe përmirësimin e situatës së Philipe Coutinho, trajneri tashmë ka disa opsione për ndeshjen e së dielës, që skuadra e tij e luan kundër Levantes.

Pasi shkoi 11 ndeshje duke pësuar gol, në dy të fundit Barca ka arritur ta mbajë portën e paprekur, me një mesfushë që përbëhej nga Rakitic, Busquets e Vidal. Që të tre do të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Sulmi është i paprekshëm me treshen Luis Suarez, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Mbrojtja gjithashtu do të përbëhet nga Nelson Semedo, Lenglet, Pique dhe Jordi Alba.

Pra dilemat e trajnerit Valverde do të jenë në mesfushë, tek Coutinho, Vidal dhe Arthur. /Lajmi.net/