Dua Lipa surprizohet nga këta persona në Las Vegas

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë ka qenë prezente në Las Vegas.

ShowBiz

28/09/2018 08:05

Ajo kishte dy arsye përse ishte atje, ku pas lojës me golf do të performonte para një publiku të madh, shkruan lajmi net.

Dhe tani, ajo ndau me ndjekësit një fotografi në Instagram e cila tregon se është surprizuar nga miqtë e saj. “Electricity, prej miqve të mi në Milk Bar”, shkruan ajo ku është surprizuar me një tortë që në mbishkrim kishte emrin e këngës së re të artistes.

Dua nuk ndalet së performuari në vende të ndryshme të botës e që së fundmi u nominua edhe në ‘American Music Awards’.

‘Electricity’ tashmë numëron mbi 27 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/