Albulena Haxhiu merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin në Bruksel
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, më 16 nëntor do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, e cila do të mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian. Konferenca, e organizuar nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian, do të trajtojë rolin e transformimit…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, më 16 nëntor do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin, e cila do të mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian.
Konferenca, e organizuar nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian, do të trajtojë rolin e transformimit digjital në forcimin e demokracisë dhe institucioneve parlamentare, me fokus të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kryetarin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, si dhe me deputetë të Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në fokus të këtyre takimeve do të jenë thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, perspektiva evropiane e Kosovës dhe procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: