Dua Lipa me urim të veçantë për mikun e ngushtë!

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është goxha aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale.

ShowBiz

25/09/2018 18:28

Ajo ndanë me miliona ndjekësit e saj imazhe dhe video të llojllojshme, për të cilat komentohet tejet shumë, shkruan lajmi net.

Në foton e fundit të postuar në Instagram, Dua ia uron ditëlindjen mikut të saj të ngushtë, stilistit të njohur, Lorenzo Posocco.

“Mëngjesi i ditëlindjes me dashurinë, njërin nga njerëzit e mi të preferuar në gjithë botën! Të adhuroj ty dhe të gjitha çmenduritë e tua! Duke e shkruar këtë më ka dhënë një ankth të butë pasi nuk ka fjalë që mundet me përshkru dritën që ma ke sjell në jetë. Shumë e lumtur të të kem ty. Ka edhe shumë modë të bëjmë bashkë ?????”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoJ2vwIFWSP/?taken-by=dualipa