Dridhet Barceona, zbulohet sa do të mungojë Suarez

.

Sport

17/08/2017 15:46

Vazhdojnë lajmet e këqija për Barcelonën.

Luis Suarez do të mungojë për katër deri në pesë javë pas lëndimit në gjurin e majtë që pësoi në humbjen nga Real Madrid në Superkupën e Spanjës, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Përveç se do t’i mungojë Barcelonës në duelet e muajit të ardhshëm, sulmuesi po ashtu nuk do të luajë në duelin e Kombëtares së Uruguait ndaj Argjentinës dhe Paraguait në kualifikime për Kampionatin botëror 2018. /Lajmi.net/