Draxler largohet nga PSG, zgjedh Premierligën

Liverpool ka shfaqur interesim për blerjen e yllit gjerman nga skuadra nga Parc des Princes.

Sport

20/03/2018 10:48

Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain duke u transferuar në Premierligë.

Mediat angleze raportojnë se Liverpool ka shfaqur interesim për blerjen e yllit gjerman nga skuadra nga Parc des Princes.

Draxler ka hapësirë të kufizuar për lojë dhe mund të largohet nga PSG, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/