Dramë në ndeshjen e futbollit kosovar, lojtarit i rrotullohet gjuha në fushë

Mbrëmë Trepça dhe 2 Korriku barazuan në sfidën e luajtur nën dritën e reflektorëve në Ligën e Parë.

Sport

25/09/2017 14:03

Sfida ka mundur të jetë fatale për lojtarin e 2 Korrikut, Agron Beqiri, të cilit iu është rrotulluar gjuha, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Falë intervenimit të shpejtë të stafeve mjekësore të të dy ekipeve dhe lojtarëve në fushë, Beqiri ka shpërtuar nga më e keqja.

Gjendja e tij është stabilizuar pas ndeshjes dhe Agroni është shumë mirë tani.