Dortmundi ruan hapin me Bayernin

Borussia Dortmund ka kaluar me lehtësi sfidën ndaj Hertha Berlin.

Sport

26/08/2017 20:31

‘Milionerët’ në ‘Signal Iduna Park’, kanë mposhtur 2:0 Hertha Berlinin, në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës.

Sulmuesi Aubameyang në minutën e 15’ shënoi për epërsinë e parë të Dortmundit.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 57’, Dortmund shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Nuri Sahin./Lajmi.net/