Dortmundi ia tregon çmimin e pabesueshëm te Aubameyangit Real Madridit

Lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve do të këtë në verën që po vjen.

Sport

09/02/2017 19:06

Një nga lëvizjet që do të bëjë bujë, do të jetë largimi i Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund.

Largimin e ka konfirmuar vet sulmuesi, duke deklaruar se është mundësia e fundit nëse dëshiron të arrijë gjëra të mëdha në futbollin evropian.

Aubameyang po pëlqehet nga skuadra mbretërore e Real Madridit, që po e cilëson si zëvendësues te Karim Benzemas.

Por, ‘Goal.com’ mëson se sulmuesi i Gabonit nuk do t’i kushtojë edhe aq lirë ‘Mbretërve’, për të cilin Dortmundi kërkon 70 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.