Dorëzohet Flori: Ma do shpirti… (Video)
Meqë edhe vetë janë në botën e muzikës, artistët tanë në shumë raste nuk ngurrojnë të tregojnë të preferuarit e tyre në muzikë.
ShowBiz
Flori Mumajesi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën këndohet një këngë e vjetër qytetare, shkruan lajmi.net.
Ajo është ‘Qejfe qejfe kjo dynja’ të cilën e interpretonte Myslym Lela, këngë e cila e ka fascionuar këngëtarin duke shkruar se në këtë pikë dorëzohet.
“Tribute to Myslym Lela?Ketu dorzohem… ska … Ma do shpirti nje gote me kete muzike… qefe qefe kjo dynjo! #tirona @vanigjuzi @indrit_lelo ??” ka shkruar Flori.
Kujtojmë se Flori ishte detyruar t’i anulonte disa koncerte pas një dhimbje në krahror, ndërsa mbrëmë ai i ishte rikthyer skenës. /Lajmi.net/