Dorëheqje nga Zidane

Zinedine Zidane ka bërë gati dorëheqjen nga posti i trajnerit në Real Madrid.

Sport

08/02/2018 11:01

Zinedine Zidane do të ofrojë dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Don Balon” raporton se trajneri Zidane do të largohet nga posti i ekipit.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, të cilën e kishte nënshkruar në fillim të këtij sezoni.

Në rast se ai largohet, atëherë kandidatët për ta zëvendësuar atë janë Joachim Low, Sarri, Mauricio Pochettino dhe Guti./Lajmi.net/