Donis Avdijajt i dalin probleme të mëdha te Schalke – Lajmi.net
Donis Avdijajt i dalin probleme të mëdha te Schalke
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 0:39, 17 July 2017
Askush nuk ka dyshime që Donis Avdijaj është një futbollist shumë i talentuar. Por shpeshherë, talenti i djaloshit 20-vjeçar kalon në plan të dytë falë sjelljes së tij e cila edhe në të kaluarën i ka krijuar probleme në klubin e Shalkes.

Klubi gjerman zhvilloi dje një ndeshje miqësore kundër Paderborn, në të cilën u aktivizuan thuajse të gjithë futbollistët,. Vetëm Avdijaj u urdhërua që të dilte në nxemje pas një ore lojë, por nuk zbriti për asnjë minutë në fushë, duke vazhduar të stërvitej pa u ndalur.

 Trajneri i ri i Shalkes, Domeniko Tedesko, la të kuptohej se kishte një arsye për këtë vendim. “Ne nuk i lajmë rrobat e palara në publik. Futbollisti nuk luajti dhe ai e di pse nuk luajti”, tha trajneri 31-vjeçar.

Më pas, drejtori sportiv i Shalkes, Kristian Haidel, sqaroi se vendimi ishte marrë për shkaqe disiplinore. “Nëse dikush vjen me vonesë, ai nuk luan. Këta janë profesionistë dhe kur caktohet një orar, të gjithë duhet të jenë aty. Këtë sezon, ai nuk do të jetë me vonesë”, tha drejtuesi.

Gjithçka duket se për momentin ka kaluar me një tërheqje vëmendjeje dhe këtë dënim të lehtë, pasi Avdijaj i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për turneun në Azi, siç ka bërë të ditur vetë me një postim në rrjetet sociale sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës para nisjes së skuadrës gjatë ditës së sotme.

Fjalët kyçe: Donis Avdijaj, Schalke 04

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble