Doja ta grushtoja Ibrahimovicin

Mbrojtësi i Olympique Marseille, Rod Fanni ka pranuar se mendoi ta godiste yllin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Sport

06/02/2015 09:03

Mbrojtësi i Olympique Marseille, Rod Fanni ka kritikuar Zlatan Ibrahimovicin duke thënë se ishte afër ta grushtonte yllin e Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi suedez shpeshherë shkakton polemika me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj.

Dhe, Fanni beson se 33-vjeçari vepron në atë mënyrë vetëm për të zgjuar vëmendje.

“Më kishte kapluar dëshira të godisja Ibrahimovicin, më shumë se një herë”, deklaroi Fanni për të përditshmen franceze “Le Parisien”.

“I kemi thënë njëri tjetrit gjëra në gjuhën angleze e që nuk mund t’i përsëris publikisht. Ai e luan rolin e tij të arrogantit dhe e bën shumë mirë. Ata duhet t’i japin një Oscar për këtë”, u shpreh ai.