Djali i Ramushit, me dy medalje të arta

Gjin Haradinaj, djali i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë ai që i ka rrëmbyer të premten dy medalje të arta në kampionatin e pestë botëror, që po mbahet në Kosovë, transmeton Kosova Press. Këtë e ka bërë të ditur, gruaja e liderit të AAK-së, Anita Muçaj e cila përmes…

Sport

04/04/2014 20:30

Gjin Haradinaj, djali i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë ai që i ka rrëmbyer të premten dy medalje të arta në kampionatin e pestë botëror, që po mbahet në Kosovë, transmeton Kosova Press.

Këtë e ka bërë të ditur, gruaja e liderit të AAK-së, Anita Muçaj e cila përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social Facebook, ka treguar se Gjini është fitues i dyfishtë i kampionatit ‘Shotokan Karate 2014’.

“Dhe fitues Ne Kampionatin e Peste Boteror Shotokan Karate 2014 me dy medalje te arta është Gjin Haradinaj”, ka shkruar Anita në llogarinë e saj në Facebook.