Disa nga ndeshjet interesante që zhvillohen sot

Emocionet e futbollit janë rikthyer.

Sport

05/08/2017 13:27

Pas një vere të gjatë dhe më shumë vapë, për tifozët e futbollit, emocionet e lojës më të dashur janë rikthyer.

Vetëm gjatë ditës së sotme, në orar janë disa ndeshje interesante.

Nga ora 20:30, në kuadër të Superkupës së Gjermanisë takohen Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Ndeshje interesante vijnë nga elita e futbollit francez e po ashtu edhe nga Championshipi anglez.

Teksa në Holandë, Vitesse e Milot Rashicës do të kërkojë Superkupën përballë kampionëve të Feyenoordit./Lajmi.net/