Diego Lopez plus para për Rodriguezin

Diego Lopez mund të futet në çështjen James Rodriguez. Mediat spanjolle shkruajnë se Monaco e ka kërkuar portierin spanjoll në këmbim të sulmuesit kolumbian plus para.

Sport

18/07/2014 10:12

Real Madridi dhe Monaco janë duke i intensifikuar negociatat për ta mbyllur çështjen James Rodriguez.

Gjithçka lidhet rreth shkëmbimeve.

Sipas të së përditshmes spanjolle AS, pasi i refuzuan Pepen dhe Coentraon, mbretërit e Francës e kanë kërkuar portierin Diego Lopez, i cili pritet të largohet pas arritjes së Keyrol Navas.

Lopez, i cili ishte titullar tek Los Blancos sezonin e kaluar, vlerësohet 10 milionë euro, ndërsa Reali i ka bërë gati edhe 70 të tjerë, për ta sjell në Santiago Bernabeu yllin e Botërorit.

Portieri spanjoll do të shkonte në Monaco për ta ‘zëvendësuar’ Victor Valdesin, i cili nuk i kaloi vizitat mjekësore në Francë.