Di Maria në kontakt me trajnerin e njohur nga Serie A

Angel Di Maria mund të largohet nga Paris Saint-Germain duke u transferuar në Serie A.

Sport

18/07/2018 09:28

Carlo Ancelotti ka kontaktuar me një përforcim të madh te Napoli.

“Corriere dello Sport” raporton se trajneri i ri i Napolit ka filluar diskutimet me Angel Di Marian, në lidhje me transferimin e tij në San Paolo.

Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

E ardhmja e tij mund të jetë te skuadra e Napolit.

I vetmi problem që mund ta pengojë transferimin e tij është rroga prej 10 milionë euro në sezon që aktualisht përfiton te ekipi i pasur francez. /Lajmi.net/