Di Francesco zbulon se çfarë i tha Costas

Federico di Francesco ka reaguar pas incidentit me Douglas Costan.

Sport

18/09/2018 14:29

Federico di Francesco ka reaguar pas incidentit të tij me sulmuesin e Juventusit, Douglas Costa.

Braziliani u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolos pasi e pështyu Di Francescon.

Së fundmi, raportohej se italiani e kishte fyer në baza racore duke zgjuar reagimin nga Costa.

Por, futbollisti i Sassuolos ka dhënë versionin e tij të tregimit.

“Jam i pakënaqur me akuzat dhe lajmet e publikuara së fundmi në media”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Është ofenduese ndaj meje. Më janë atribuar akuza për fjalë raciste që nuk i takojnë vlerave të miaj etike dhe janë fryt i imagjinatës së tjerëve. Kërkoj respekt”, u shpreh Di Francesco. /Lajmi.net/