Dhuroi gjithçka që kishte dhe ndërtoi këtë shtëpi për një jetë të thjeshtë

Një grua 35-vjeçare ka dhuruar pothuajse çdo gjë që ajo kishte në mënyrë që të mund të ndërtonte një shtëpi ultra-të vogël, në kërkim të një jete të thjeshtë.

Fun

28/07/2015 10:30

Rebeka Paulson, 35-vjeçe, tani jeton në një shtëpi të vogël në Laporte, Kolorado, pasi u largua nga banesa e saj me qira.

Rebeka, punëtore në një dyqan, filloi procesin e ‘pastrimit’ të saj që nga janari, dhe kështu ajo dhuronte rreth dhjetë artikuj çdo të martë miqve dhe njerëzve të tjerë.

Në mënyrë që të përshtatej në shtëpinë që ajo e ndërtoi, ajo nuk mbajti asgjë tjetër përveç tre palë këpucëve dhe disa rrobave, transmeton Lajmi.net.

Ajo e ndërtoi shtëpinë krejtësisht vetë dhe thotë se ky është një ndryshim i madh në jetën e saj. “Unë gjithmonë kam qenë mbledhëse e gjërave, dhe kam mbledhur gjëra të ndryshme për vite të tëra, për të mbushur hapësirat në të cilat jetoja,” thotë ajo.

Ajo thotë se nuk duhet të shpenzoni para në gjëra. Ndërmjet gjërave që ajo ua dhuroi miqve të saj ishte edhe një koleksion prej 700 librave. Paulson e cila po specializon në artin e tekstilit, tani ka vendosur ta jetojë jetën thjeshtë.

Shikoni shtëpinë e saj të re:

2AE33F7400000578-3176740-image-a-27_1438041369320 2AE33F7800000578-3176740-image-a-20_1438041296994 2AE33F8000000578-3176740-Work_in_progress_Soon_the_home_will_have_stained_brown_siding_Th-m-29_1438041803924 2AE33F8800000578-3176740-image-a-21_1438041306760 2AE33F9000000578-3176740-Won_t_be_entertaining_Paulson_doesn_t_cook_in_the_house_and_only-m-30_1438041827350 2AE33F9400000578-3176740-image-a-25_14380413473312AE33F8C00000578-3176740-Vintage_A_piece_of_Victorian_gable_trim_will_decorate_the_tiny_p-m-28_1438041774618 2AE33F6800000578-3176740-image-a-24_1438041340122