Dështuan me Griezmann, Barca gjen dy lojtarë tjerë

Barcelona do të shikojë mundësi të tjera pas dështimit për të transferuar Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Sport

15/06/2018 17:25

Ëndrra për të transferuar yllin francez ka marrë fund për Barcelonën.

Griezmann përmes një video të lëshuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, në mënyrë emocionale ka zbuluar se do të mbetet te Atletico Madrid.

Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë për alternativa tjera këtë afat kalimtar.

Janë Frenkie de Jong i Ajaxit dhe Christian Eriksen i Tottenhamit lojtarët që tani po kërkohen nga Barcelona, duke u cilësuar si plani B i katalanëve./Lajmi.net/