Dështon Liverpooli, Gotze në La Liga

Dështimi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ka bërë që Barcelona të futet fuqishëm në afatin kalimtar të verës.

Sport

30/05/2016 12:08

Mediat spanjolle sot e kanë zbuluar objektivin e ri të katalunasve, i cili është Mario Gotze.

Ai nuk konsiderohet më i nevojshëm për Bayernin e Munichut dhe klubi bavarez është shprehur i gatshëm për ta shitur, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet nëse oferta e Barcelonës do të jetë e majme për Bayernin, pasi që për dëshirën e futbollistit as që bëhet fjalë – ai e ëndërron të luajë në “Camp Nou”.

Gjithsesi, për Gotzen po interesohet edhe klubi anglez, Liverpool.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.