Deschamps me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Didier Deschamps e ka lavdëruar Shqipërinë për paraqitjen e treguar ndaj Francës.

Sport

15/06/2016 23:43

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Shqipëria luajti me zemër dhe shpirt në ndeshjen e sontme.

Kuqezinjtë u mposhtën në fund nga skuadra e Deschamps, me dy gola nga Griezmann dhe Payet.

“Shqipëria luajti me shumë zemër dhe shpirt. Ata u mbrojtën mirë dhe kishin aftësi për kundërzbritje. Kemi mundur të shënojmë më herët, kishim shumë raste. Përderisa ishte baras, ishte rezultat i mirë për Shqipërinë”, u shpreh tekniku francez.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.