Derbi i takon Juventusit (Video)

Juventusi ka shënuar fitore të ngushtë prej 3-2 në derbin e zhvilluar kundër Romës, i cili ishte me tension të lartë dhe me shumë polemika të krijuara nga gjyqtari i takimit.

Sport

05/10/2014 20:56

Ndeshja filloi me intensitet të lartë mbi të gjitha  me tension të larë nga dy skuadrat. Në minutën e 27’ akordohet një penalti mjaft e dyshimtë për skuadrën e Juventusit, nga e cila shënon Tevez për ti dhënë epërsinë Biankonerëve.

Në minutën e 32’ Totti barazon rezultatin nga penalti e cila ishte gjithashtu e dyshimtë. Në minutën e 44’ Iturbe godet me të majtën e tij për të mposhtur Buffonin dhe për ti dhënë epërsinë Romës.

Sidoqoftë, Juventusi fiton përsëri një penalti të dyshimtë të cilën e shndërron në gol (45+3’) përsëri Carlos Tevez.

Pjesa e dytë ishte vendimtare e këtij takimi. Në minutën e 86’ Bonucci shënon një gol të bukur, për ti dhënë tre pikë skuadrës së tij, e cila tashmë është në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë të tabelës së Serie A.

Video