Derbi i Juventusit

Juventus mposhti Milanin 3:2 në derbin e xhiros së shtatë në Serie A. Në një duel jashtëzakonisht interesant të zhvilluar me intensitet të lartë, kampioni në fuqi përmbysi rezultatin pas disavantazhit pas vetëm 20 sekondash lojë, kur Sulley Muntari mposhti portierin Gianluigi Buffon. Juventus e barazoi rezultatin nëpërmjet Andrea Pirlos i cili realizoi nga goditja…

Sport

06/10/2013 22:29

Juventus mposhti Milanin 3:2 në derbin e xhiros së shtatë në Serie A. Në një duel jashtëzakonisht interesant të zhvilluar me intensitet të lartë, kampioni në fuqi përmbysi rezultatin pas disavantazhit pas vetëm 20 sekondash lojë, kur Sulley Muntari mposhti portierin Gianluigi Buffon.

Juventus e barazoi rezultatin nëpërmjet Andrea Pirlos i cili realizoi nga goditja e lirë, kurse Bianconerët kaluan në avantazh kur zëvendësuesi Sebastian Giovinco realizoi në minutën e 69-të.

Giorgio Chiellini shënoi për 3:1 pas gjashtë minutash kurse Muntari realizoi sërish në minutën e fundit për rezultatin final. Milani e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mbrojtësit Philippe Mexes.

Në ndeshjen tjetër, Lazio dhe Fiorentina luajtën pa gola. Pas shtatë xhirosh në Serie A, Roma kryeson me bilanc perfekt prej 21 pikësh e ndjekur nga Napoli dhe Juventus me nga 19.