Dënohet Ronaldo?

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka bërë të ditur se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mund të dënohet për shkak të provokimit që i bëri mbrojtësit të Barcelonës, Jeremy Mathieu.

Sport

25/03/2015 08:59

Cristiano Ronaldo mund ta paguajë shtrenjtë provokimin që i bëri mbrojtësit të Barcelonës, Jeremy Mathieu në El Clasico.

Ylli i Real Madridit e ngacmoi francezin duke e prekur organin gjenital dhe drejtuar atij me fjalët: “A të pëlqen?”.

Kurse, presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka bërë të ditur se Ronaldo mund të dënohet për gjestin e bërë.

“Jemi duke konsideruar mundësinë e dënimit të Ronaldos”, deklaroi Tebas.

Ronaldo dhe Mathieu ishin në mesin e realizatorëve në duelin që u fitua nga Barcelona me rezultat 2:1.

YouTube player